English Greek Romanian Bulgarian Serbian FYROM Armenian
Faqja Kryesore  Webmail  Biblioteka  Intranet  Të reja  Claroline 

Shkarkoni:

PDF documentFormulari i aplikimit Master

PDF documentKriteret e pranimit

Universiteti i Sheffield renditet midis 100 universiteteve më të mira:

PDF documentQS World University Rankings 2012/13

 

MSc në Menaxhim Biznesi, Teknologji dhe Inovacion

Universiteti i Sheffield ofron në Tiranë një mundësi të jashtëzakonshme studimi për studentët e sapodiplomuar dhe për profesionistët që kanë dëshirë të ndjekin studimet pasuniversitare dhe të fitojnë një diplomë Master nga një prej 100 universiteteve më të mira në botë: programet Master të Universitetit të Sheffield.

Ky program ka si qëllim t’ju ofrojë studentëve edukim të një cilësie së lartë britanike nëpërmjet standardeve cilësore të arsimit dhe njohjes globale të Universitetit të Sheffield.

Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit të Sheffield, CITY College është përgjegjës për çështjet akademike të programeve të ofruara në Tiranë, në bashkëpunim me Universitetin Amerikan të Tiranës (UAT), si institucioni partner.

Përshkrimi i kursit

Inovacioni i biznesit është baza e një kompanie të suksesshme. Në mënyrë që të identifikojmë mundësitë e një biznesi dhe të sjellim ide të reja per të, udhëheqësit duhet të kenë aftësi strategjike dhe njohuri ndërdisiplinore.

Karakteristikat kryesore të programit

Kohëzgjatja e kursit: 2 vite
(1 fundjavë çdo muaj)

Gjuha e instruktimit: Anglisht

Titulli i Diplomës: Kandidatët e suksesshëm do të pajisen me diploma pasuniversitare (Master) nga Universiteti i Sheffield:
MSc në Menaxhim Biznesi, Teknologji dhe Inovacion
Diploma do të lëshohet direkt nga Universiteti i Sheffield.

Akreditimi dhe Njohja: Diploma është e akredituar nga BAC dhe njihet nga UK NARIC.

Duke iu referuar të diplomuarve të një game të gjerë disiplinash, MSc në Menaxhim Biznesi, Teknologji dhe Inovacion siguron një integrim strategjik dhe inovativ të menaxhimit, inovacionit dhe teknologjisë, duke synuar t’ju përgatisë për rolet menaxhuese të çdo lloji organizate. Programi ndërton njohuritë e nevojshme dhe aftësitë që nxisin menaxhim strategjik efektiv dhe inteligjencë në marrjen e vendimeve dhe inovacion të biznesi. Kjo arrihet me një analizë të kohës dhe duke zhvilluar ICT e cila lidh dhe mbështet proceset në biznes dhe inovacion duke u kombinuar me qasjen e një memaxhimi strategjik të fokusuar.

 

Programet


admissions@city.academic.gr

BAC
Association of MBAs
CMI
BCS
UK NARIC

GREQI - Zyra e pranimit
13, Tsimiski Str., 546 24 Thessaloniki, Greece, T. +30 2310 224.186, 275.575 F. +30 2310 287.564, email: acadreg@city.academic.gr

SHQIPERI - The American University of Tirana
Tel.: (+) 355(0) 67 20 01 110, email: sheffield.city@uat.edu.al